Gripi po bëhet i rrezikshëm, po hetohet për disa humbje jete tek moshat pediatrike ditët e fundit
28/01/2025 12:16
Në këtë periudhë të ngarkuar epidemiologjike ISHP konfirmon se nuk ka pasur humbje jete me shkak viruset në qarkullim, por ditët e fundit janë raportuar humbje jete ne moshat pediatrike dhe mjeket në rrethe janë shprehur se kanë qenë prekur nga virozat.
Mjeket nëpër rrethe neglizhojnë marrjen e tamponëve për të analizuar rastet e rënda në laboratorin e virologjisë.
Drejtorja e ISHP, Eugena Tomini shprehet se kemi hyrë në javën kur kurba e infeksioneve respiratorë fillon ngritjen me shpejtësi drejt pikut.
Mjekët këshillojnë sa më shumë kujdes dhe higjienë pasi virusi i gripit shkakton humbje jete, sidomos tek personat që kanë ndonjë diagnozë tjetër, qoftë kjo moshë pediatrike apo të rritur.
Top Channel