Vdekja e Janullatos, Sinodi i Shenjtë shërbesë liturgjie hyjnore në Mitropolinë e Athinës

25/01/2025 20:30

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë ka bërë me dije se do të mbahet shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës ditën e nesërme, përpara trupit të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Shërbesa hyjnore do të drejtohet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Ierotheos i Nafpaktos dhe Shën Vlashit.

“Në konsultim pas Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, njoftohet se nesër, e diel, 26 janar 2025, do të kremtohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Athinës, përballë arkivolit të kryepeshkopit të bekuar Anastas. Kremtohet nga Nënkryetari i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë, Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit, z. Ierotheos”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të tij, kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeronimi, do të kryejë një përshpirtje. Trupi i Anastasit do të qëndrojë në Katedralen e Athinës deri në orët e mëngjesit të së hënës kur edhe do të niset për në Shqipëri.

Në vendin tonë pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00. Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA