U vetëdorëzuan tri ditë më parë/ Gjykata e Shkodrës merr vendimin për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, avokati: Akuzohen vetëm për…

25/01/2025 10:47

Përfundon seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën.

Dy të rinjtë u vetëdorezuan në polici 3 ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit. Ata dolën sot para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë pasi më herët trupa gjykuese kishte dhënë masën “Arrest me burg” në mungesë.

Troshani dhe Sakica, përfliten për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale por zyrtarisht akuzohen vetëm për dhunën ndaj Brucit.

Sipas avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj nuk ka asnjë akuzë tjetër ndaj tyre, vetëm i konfliktit  për vendin e parkimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA