Shtëpi të para viteve 90′, legalizim i objekteve pa leje dhe toka bujqësore janë disa nga kategoritë e pronave që presin prej vitesh të certifikohen me titull pronësie nga Kadastra në Fier.
Për këtë arsye qytetarët janë mbledhur sot para kadastrës së Fierit për të protestuar për sorollatjen dhe burokracitë me të cilat përballen.
Ndërkohë burime brenda kadastrës së Fierit thanë se në zyrat e këtij institucioni ka volum të madh aplikimesh që trajtohen çdo ditë. Drejtoria e Kadastrës së Fierit thotë se po aplikon një shërbim të ri për të qenë më pranë qytetarëve por duke shmangur kontaktin me ta.
Një kuti postare jashtë institucionit “pret” ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të cilat dërgohen direkt në zyrat e kadastrës dike parë kështu problematikën konkrete rast pas rasti.
Çdo ditë në kadastrën e Fierit mbërrijnë nëpërmjet sistemit tashmë të përmirësuar, 80 deri në 120 aplikime në ditë dhe dërgohen për te qytetarët 100-150 tituj pronësie.
Top Channel