Miqësia e Elon Musk me të djathtën ekstreme vë në rrezik demokracinë në Evropë, thotë kancelari gjerman, Olaf Scholz.
“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në Britani, Gjermani dhe në shumë e shumë vende të tjera. Kjo është diçka e papranueshme. Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës! Rrezikon komunitetin tonë dhe duhet dënuar”, tha Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin.
Musk ka mbështetur hapur figurat e së djathtës ekstreme në mbarë botën, duke përfshirë mbështetjen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme federale të vendit, të cilat do të mbahen më 23 shkurt.
Manjati i mediave sociale është gjithashtu një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump dhe ka fituar një vend në rrethin e ngushtë të presidentit të zgjedhur të SHBA.
Scholz tha se nuk është kundër që Musk të shprehë fjalën e tij të lirë, por theksoi se “Lidhja e tij me të djathtën ekstreme, qoftë për interesa biznesi apo për arsye që lidhen me qëndrimin e tij politik, është e papranueshme“.
Top Channel