E PLOTË/ Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Amberi dhe Bernardi janë përfshirë në një debat gjatë këtyre ditëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ky debat ka nisur për komunitetin LGBT, pjesë e së cilës janë të dy banorët.
Ky fakt ka bërë që mes tyre të ketë përplasje të forta në lidhje me mënyrën se si kanë dashur të prezantohen.
Amber u shpreh se Bernardi po viktimizohet, ndërsa ky i fundit e hodhi poshtë.
Amber: E para, nëse Bernardi ka zgjedhur për të jetuar jashtë Shqipërisë unë jam një person që të gjithë ndryshimin dhe pasojat i kam përjetuar në vendin tim. Që do të thotë, absolutisht që nuk mund të futem në dhimbjet dhe torturat e askujt.
Në këtë shtëpi nuk kam ardhur të përfaqësoj asnjë komunitet. Kam ardhur si ambër dhe do të dal si e tillë. Unë nuk e kam treguar historinë time sepse nuk dua të viktimizohem dhe banorët të ndjejnë keqardhje.
Bernardi: Unë ish i vendosur që këtu do të hyja si Bernard. Unë kisha vite që nuk fshihesha. Ky person që keni përpara nuk u viktimizua në asnjë moment.
Doja t’ia dilja me veten dhe shkova të flija gjumë, të nesërmen ishte një ditë e re. Në lidhje me Amberin, unë i kam dhënë shumë shanse, por ajo i ka evidentuar. Do të doja të kishim afrimitet, por ajo i ka refuzuar.
Top Channel