Banori më i ri i shtëpisë, Gjesti i trazoi të gjithë banorët pa përjashtim ditët e fundit.

Prime-n e kësaj të shtune në shtëpinë e Big Brother VIP 4 u komentua mënyra e lojës së tij nga disa prej banorëve.

Gerti: Ishin momente relaksi dhe nuk e kuptova atë tapën.

Laerti: Këto gjëra i rregullon perëndia, kur flet shpejt nuk e kuptoj se çfarë thotë.

G Bani: Është thjesht shfaqje, nuk është kështu në jetën e përditshme, është antisocial në kufijtë e surreales.

Gjesti: Çfarë ka rregulla nga Vëllai i madh, por prej këtyre të gjitha do t’i thyej.

Olsi: Atë ditë ka qenë situatë e tensionuar, situata ishte e rëndë mes G Banit dhe Laertit. Ardhja e Gjestit krijoi ca situata që dukeshin si të pavërteta për atë që ne kemi krijuar në shtëpi. Ishte një situatë e tensionuar edhe për mua.

Nga ana tjetër, Egli mendon se hyrja e tij, i solli një energji pozitive shtëpisë.

Egli: Pritja me sulm ishte që në momentet e para, kur nuk kishte ndodhur asgjë. Kur ndodhen, i thashë që ne këtu nuk i bëjmë këto gjëra dhe kemi vendosur ca rregulla të pashkruara. Gjesti ka thënë që nuk e dinte dhe nuk i bën më. Nuk ishte për kryqëzim kjo gjë. I ka dhënë shtëpisë një energji ndryshe, është një elektron i lirë, gjithë kohës i lumtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA