Paketa e maleve/ Gati projektligji që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore

11/01/2025 15:20

Paketa e Maleve është pr\ligji që synon të nxis zhvillimin ekonomik në zonat malore duke frenuar braktisjen e fshatit.

Investitorët e maleve me shumën simbolike 1 euro do të blejnë shtetit truallin në të cilin do të ndërtojnë biznesin e tyre.

Certifikata e pronësisë do të merret vetëm pasi të ketë përfunduar projekti i zhvillimit. 500 subjektet e para që do të investojnë në ekonomin malor do të përjashtohen nga katër taksa, si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10 vjeçare , përjashtimi nga taksa infrastrukturës, taksa e pasurive të paluajtshme dhe TVSH-ja. Po kush mund të përfitojë nga Paketa e Maleve

“Më konkretisht mund të jenë banorët që kanë patur vështirësi  në shfrytëzimin e pronës , po ashtu mund të jenë dhe sipërmarrës aktualë të cilët kanë nevojë të zgjerojnë aktivitetin , por mund të jenë edhe investitor  të mëdhenjtë të cilët përveç investimeve në bregdet  tashmë do të kenë një vëmendje më konkrete drejt këtyre territoreve”-shprehet Shpresim Domi, ekspert i turizmit rural.

Kjo është mundësi e mirë për bizneset, por tepër e vështirë për tu arritur nga vetë banorët e maleve.

“Të faktojë që e ka përdor atë tokë për më shumë se 10 vite , e dyta duhet të ketë një plan zhvillimi për të arritur për të marrë një leje  që do ketë një afat 2 vjeçar  dhe kur flasim për investime të kësaj natyre është e vështirë për një fermë, banor zone, ose një ish-emigrant. “

Investimet do të kryhen në zonat malore me përparësi zhvillimi që miratohen nga bashkitë.  Pas programit 100 fshatrat kjo është tentativa e dytë e qeverisë të kthejë invesitorët me sytë nga fshati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA