Ndotja e ajrit nga automjetet, ekspertët: Para ndalimit të mjeteve duhen ndryshuar sinjalistika

09/01/2025 16:04

Në Shqipëri ka një numër shumë të madh të makinave në moshë të madhe dhe që shkaktojnë ndotje në ajër si kjo makinë që ndodhet pranë meje. Por këtë vit autoritetet mendojnë se si të kufizojnë numrin e makinave në qarkullim për të ulur ndotjen.

Tirana është dhe qyteti me numrin më të lartë të automjeteve dhe ndotja shtohet edhe për shkak të trafikut të rënduar

“Shpejtësia mesatare e një automjeti është 3-5km\h, pra është e barabartë me lëvizjen që bën një këmbësor. Ndërkohë që bota tenton ta çoj këtë 25km\h brenda qytetit. Kur qëndrojmë në vend lëshojmë dyoksid karboni dhe punojnë si motogjenrator që prodhon drita.”, shprehet Gëzim Hoxha, ekspert rrugor.

Po para se të arrihet tek kuzimi i makinave, duhet të ndryshojë dhe sinjalistika rrugore.

“Brenda në qytet ka vija këmbësorësh pa mbarim që duhet të ketë vetëm tek semaforët  sepse këto ndalojnë mjetet dhe ndalimi i mjeteve pengon njerëzit për të shkuar në punë dhe rrisim dyoksidin e karbonit në atmosferë.”, shton ai.

Sinkron mamir hodo, ekspert rrugor

“Rrugët sekondarë nga të cilat do të dilet nga unaza e vogël  për të dal në periferi do të mbingarkohen, dhe ky trafik do të paraqitet në rrugët e tjera. Prandaj e rëndësishme është që të bëjmë rrugët e gatshme më pas të marrim masa të tilla për të implementuar këtë mënyrë të lëvizjes në qytet.”, thotë Mamir Hodo, ekspert rrugor.

Që numri i makinave të ulet duhet të rritet cilësia e transportit publik duke filluar nga orari në stacion shtimin e flotës së autobusëve elektrik dhe sigurisht pastërtia.

“Do të kërkoj investime në transportin publik  për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve si dhe do të kërkoj investime të tjera sicc janë kamerat për të kontrolluar kamerat. ”

Plani kombëtar për energjinë dhe klimën synon të përafrojë Shqipërinë me vendet e Europë. Në 20230 parashikohet se 10% e makinave të jene elektrikë duke shtuar kështu dhe pikat e krimit për këto makinë në qytete si dhe rrugët nacionale duke bërë të mundur ngritjen e stacioneve elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA