Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë festës së ndërrimit të viteve.

I riu ka qenë duke qëndruar në oborrin e banesës së tij, plumbi e ka dëmtuar në këmbë. Dyshohet se plumbi ka qenë në rënie të lirë.

“Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi“, njofton policia.

Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA