Shpërthim i fuqishëm fishekzjarrësh në Prizren, situata del jashtë kontrollit! Lëndohet një person, shkaktohen dëme të shumta materiale

31/12/2024 22:37

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Prizren të Kosovës.

Shpërthimi i fishekzjarreve ka dalë jashtë kontrollit duke plasur në mënyrë të pakontrolluar.

Mediat e Kosovës shkruajnë se gjashtë banesa, disa shtëpi dhe makina kanë mbetur të dëmtuara nga shpërthimi, i cili deri tani konsiderohet aksidental.

Një person ka mbetur i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende.

Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Sipas informacioneve, më datë 31.12.2024 rreth ores 21:33 është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasojë është përhapur zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth.

Si pasojë e këtij incidenti deri më tani ka një të lënduar i cili është në Urgjencë,  sipas informatave të deritanishme është duke u dërguar për në QKUK- Prishtinë, gjithashtu janë shkaktuar dëm në objektet dhe automjete e parkuara në afërsi.

Të gjitha njësit policore përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje. Gjithashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe situata është nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA