Shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet u lanë në masën detyrim paraqitje.

Para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se seanca u drejtua nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale.

Në mbështetje të protestuesve të arrestuar kanë ardhur familjarë të tyre dhe Klevis Balliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA