Plagosje me armë zjarri te “Vollga”, i plagosuri dërgohet në spital, policia në kërkim të autorit Dhjetëra banorë të fshatrave të Roskovecit janë ngritur sot në një protestë kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me kapacitet 170 MW, projekt i miratuar nga qeveria.
Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmet e mundshme që termocentrali do të shkaktojë në mjedis, shëndetin e popullatës dhe tokat bujqësore.
Sipas protestuesve, ndërtimi i impiantit, që do të prodhojë energji nga gazi, do të sjellë ndotje dhe helmim të përmasave të mëdha, duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe cilësinë e jetës në zonë. Banorët kanë kritikuar ashpër faktin që vendimi për ndërtimin e termocentralit është marrë pa asnjë konsultim me komunitetin.
Banorët theksuan se ndërtimi i këtij termocentrali nuk përfaqëson të ardhmen që ata dëshirojnë për fëmijët e tyre dhe për mjedisin ku jetojnë.
Ata thonë se janë të vendosur të kundërshtojnë deri në fund ndërtimin e termocentralit dhe paralajmëruan se çështjen do ta çojnë deri në Parlamentin Europian, në përpjekje për të mbrojtur interesat e tyre. Në shenjë revolte, ata dogjën një nga shtyllat e vendosura për piketimin e zonës ku pritet të nisë ndërtimi.
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, termocentrali do të ndërtohet dhe vihet në operim brenda 36 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe do të ketë një periudhë operimi 49-vjeçare.
Top Channel