Reshjet e borës kanë shfaqur sot paradite probleme në disa akse nacionale në Kukës.

Aksi Kukës-Krumë, Kam-Tropojë ishin akset më të goditura nga stuhia e dëborës. Disa automjete hasën vështirësi lëvizje pavarësisht se mjete borëpastruese vijonin punën.

Një drejtues mjeti ankohej se rruga kishte prezencë akulli e bore nga Kukësi në Has, ku në afërsi të Qafës së Toblit kishte dalë nga rruga, fatmirësisht duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërsa autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmentin Vërmicë-Prizren, shfaqi probleme për shkak të borës e akullit duke bllokuar dhjetëra automjete, pjesa më e madhe e tyre pa mjetet dimërore në makina.

Ndërsa janë disa zona të izoluara në tre bashkitë e verilindjes:

Në Kukës vijon të jetë i bllokuar fshati Tërshenë, në Tropojë janë disa fshatra të Nj.Administrative Lekbibaj, ndërsa në Has janë fshatrat Kishaj, Cahan, Muje, Pogaj, Perollaj e Dibrunë

Në Qarku i Kukësit nuk furnizohen me energji elektrike, fshatrave Vranë, Curraj i Epërm, Tetaj, Nj Adm Lekbibaj, fshati Degë, Nj Adm Fierzë, fshatrat Berishë, Pac, Vlad dhe Zherkë, Nj Adm Bytyç, fshati Padesh, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë. Fshati Tërshenë, Nj Adm Bicaj, Bashkia Kukës.

Fshati Vlahen Nj Adm Golaj, fshatrat Kishaj Pogaj Nj Adm Gjinaj, fshati Cahan Nj Adm Qënder Krumë Bashkia Has.

Nga strukturat e OSHEE po punohet për eleminimin e këtyre difekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike të këtyre zonave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA