Shqipëria vendosi të mbyllë TikTok për një periudhë një vjeçare pasi një i ri humbi jetën nga një sulm i tmerrshëm me thikë.

Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare teksa i bëjnë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e platformës.

Media si BBC, Washinton Post, Corriere della Serra, La Repubblica, The Guardian, Reuters, Bloomberg, Associated Press etj, theksojnë se shkak është vrasja e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Media amerikane Washington Post shkruan se “autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vdekjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok”.

“Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me mësues dhe prindër, tha se TikTok do të ishte plotësisht i mbyllur për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë”, shkruan WP.

BBC raporton se “vrasja e të miturit nxiti një debat me prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore mbi ndikimi e rrjeteve sociale tek të rinjtë në Shqipëri”.

Sipas BBC, “edhe disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët”.

Media gjermane, Deutsche Welle raporton se “edhe vendet pranë Shqipërisë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë raportuar së fundmi një ndikim negativ për të cilin fajësojnë platformën, veçanërisht te të rinjtë.”

“Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla”,- shtoi media italiane La Repubblica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA