Mbyllet sërish seanca plenare në Kuvend pas incidentit mes deputetëve të opozitës.
Prej me shumë se dy orësh, deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos u dhënë mundësinë deputetëve të tjerë të flasin.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe deputeti demokrat, Flamur Noka i kërkuan të largohet nga foltorja.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Liro Foltoren Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Lro foltoren tani. Ik tani. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtua nga seanca.
Noka: Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. M’u hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty.
Spiropali: Largohu nga Foltorja, boll e bëre tarin sot.
Noka: Kur them unë largohu, mu largo. Mbylle tani! Mbylle! Ik tani!
Shehaj: Turp t’ju vijë! Turp t’ju vijë (duartroket). Një duartrokitje për të gjithë. Keni bërë atë që s’ka bërë askush.
Top Channel