Atë ditë, Ardian Çapja kishte dalë në oborrin e banesës të merrte ajër. Ai thuajse nuk e kalonte oborrin e banesës.

Kjo zbulohet edhe në transkriptet mes atyre që do të identifikoheshin më pas si autorët e krimit.
“Ka dalë para tre ditësh vetëm 5 minuta, ka mar ajer e s’ka dal me”
Ndër vite u ruhej atentateve dhe disa herë kishte shpëtuar. Por, atë ditë nuk rezultoi I sigurt as brenda perimetrit të pronës së tij.

Një snëjper i vendosur në kodrën përballë, hapi zjarr duke e goditur në gjoks. Çapja mbijetoi mrekullisht.
Hetimet zbuluan se pas qitjes së parë, snajperisti kishte qëndruar edhe disa sekonda të tjera, duke pritur një mundësi të dytë për të qëlluar. Por Ardjan Çapja, i plagosur rëndë, kishte arritur të fshihej pranë murit.Pas ngjarjes snajperisti i zhgënjyer shprehej se më mirë ta kishin kapur.
‘Me mire t’me kishin kap sesa shpetoi ai”, do të shprehej më vonë Prekë Kodra, i zhgënjyer nga dështimi i misionit të tij.

Atentati ndaj Ardian Çapjas, një figurë e rëndësishme e familjes, rezultoi kulmi i një planifikimi të hollësishëm. Hetimet zbuluan përdorimin e teknikave të sofistikuara: vëzhgime nga larg, komunikime të koduara, rekrutimi i një qitësi profesionist me snajper dhe një rrjet i tërë bashkëpunëtorësh në terren. Sipas dosjes së SPAK, Suel Çela, një emër që prej kohësh lidhej me grupimet rivale, u shfaq si mendja që ideoi dhe financoi këtë atentat me saktësi kirurgjikale.

‘Arin e ke në tokë, ta garantoj, sa te normalizohet, kryesoren kam të palos Xhindin…celësi është xhindi…mos më ndiko e mora mesazhin…më lër ti shikoj me qetësi do bëj më të mirën…nuk janë kryesor këto që thua, korccarin e bëj mrena javes….’

Ajo që binte në sy në gjithë atë sipërmarrje ndaj një prej kapobandave më të fuqishme, ishte kontrolli i grupit rival me kamera sigurie.

Personazhi kyç në realizimin e operacionit kriminal ishte snajperisti i rekrutuar, Prekë Kodra. Ai ishte qitës profesionist, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme me armët me precizion të lartë. Roli i Kodrës ishte të realizonte goditjen fatale nga një distancë prej rreth 380 metrash. Përpara ditës së atentatit, Kodra kishte studiuar me kujdes terrenin, vendin e mundshëm të pozicionimit dhe rutinën e objektivit. Vendndodhja strategjike, zgjedhja e një pike me pamje të qartë ndaj banesës së Çapjas, si dhe testimi i optikës së snajperit, ishin hapat e parë për të siguruar një goditje perfekte.

Më datë 31.05.2020, Xhino Roka komunikon me Klaus Matishin, të cilin e bën me dije që personi që do realizojë qitjen vjen të premten, ai bën gati vendin një ditë, një ditë tjetër provon armën dhe të hënën futet për të gjuajtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA