Këngëtarja Parashqevi Simaku ka ndjekur Top Story mbrëmjen e së hënës, ndërsa i gjithë emisioni iu kushtua artistes.
Drejtuesja e emisionit, Grida Duma u shpreh se arti i saj ishte pushtet në vitet ‘80-’90.
Duma: Ka pasur shumë pro dhe kundra për të diskutuar sonte për Parashqevi Simakun dhe atë që ka ndodhur ditët e fundit në mediat apo në rrjetet sociale apo në ato virtuale, mendore, shpirtërore, të tavolinave dhe gjithçka tjetër. Me të drejtë ajo pjesë e artistëve, e elitave, nëse mund të quhen të tilla në Shqipëri sepse ende nuk e dimë. Nëse në këto 30 e ca vite tranzicion i kemi ndërtuar ato apo jo, apo i ruajmë ato jo për mënyrën se si është trajtuar pamja e një ikone, një dive të artit shqiptar, siç e njohin dhe duan ta quajnë shqiptarët.
Pastaj kritikët e artit, këngës, kanë të drejtën e tyre ta rankojnë, ta vendosin ku të duan, në radhitjen e artisteve të mëdha shqiptare. Një gjë është e sigurt që pushteti i artit që ajo ka përfaqësuar, i imazhit që ajo ka lënë, të gjitha hireve ka arritur të ndezë një solidaritet si për mirë, si për keq ndaj postimit të asaj videoje që e bëri çdo shqiptar që është rritur me këngën dhe Parashqevinë të kishte një lloj revolte që të shkojmë ta ndihmojmë, na takon, është pjesë e fondamentit shpirtëror tonin dhe revolte për keq për këdo që nuk pranon që një mit nuk mund të degradohet.
A ka të drejtë një person aq i spikatur të mbetet një yll i paprekshëm në një mënyrë apo një tjetër kur merr një vendim për ta shfaqur në një mënyrë apo një tjetër me një qartësi që kjo të shkaktojë një valë të madhe popullore dhe kjo dihet dhe shumë kanë thënë që për klikime Parashqevia nuk ka nevojë.
Top Channel