Familjarët britanikë fitojnë betejën për trashëgiminë që babai kërkonte ta ndante me bijtë e të dashurës sekrete (fotot)

16/12/2024 16:49

Fëmijët e ligjshëm të një punonjësi kursimtar tregu në Britani kanë fituar sot betejën ligjore për trashëgiminë 460,000 paundë ndaj dy fëmijve të jashtëligjshmë të babait të tyre, që ky i fundit besonte të përfshinte në ndarjen e pasurisë.

83 vjeçari Michael Gymer vdiq në dhjetor 2020, gjashtë muaj pas vdekjes gjithashtu tragjike të gruas së tij Julie. Çifti la pas tre fëmijë – Shelley, 62 vjeçe, Gregory, 64, e Lee, 54 vjeç.

Por këta të fundit kishin zbuluar nga një i afërm se babai tyre kishte tradhtuar duke bërë një jetë të dyfishtë, teksa përveç nënës së tyre ai kishte në lidhje të vjetër me një grua të quajtur Beverley Madden me të cilën kishte lindur dy fëmijë më të vegjël Joseph, 29 vjeç, dhe vajza Charlotte 32 vjeçe.

Dy palët e fëmijëve ishin takuar për herë të parë në funeralin e të ndjerit, ku Joseph mori pjesë në mbajtjen e arkivolit

Asnjë nga çifti Gymer nuk kishin lënë një testament për pasurinë prej 461,752 paundë, prandaj paratë u ndanë në mënyrë të barabartë mes pesë fëmijëve të tij nga gjykata.

Sot u zbulua se gjykata  London County Court i riktheu £170,000 tre fëmijëve të ligjshëm, të cilët argumentonin se ndarja ishte e padrejtë prej tradhtisë bashkëshortore të babait ndaj nënës së tyre.

Lidhja tradhtare e Gymer kishte vijuar për disa dekada deri në 1992, tha gjykatësi Jonathan Cohen KC, edhe pse fëmijët ishin viktima të pafajshme.

“Ata janë të pafajshëm nga sjellja gënjyese e babait të tyre, që krijoi këtë trazirë që gjykata po përpiqet të zgjidhë”.

Gjykimi vazhdon për percaktimin e detajeve te ndarjes, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA