Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohen dy persona në Durrës

14/12/2024 13:45

Dy persona në Durrës janë vënë në pranga, pasi organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tjera  në  2 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit D. V., 22 vjeç dhe D. D., 43 vjeç, të dy banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA