“Nuk është më e mira e mundshme”, Armand Duka komenton shortin e kualifikueseve: Nuk na mbetet gjë tjetër veç se…

13/12/2024 14:56

Shqipëria ka mësuar në Zyrih kundërshtarët që do të ketë në Kualifikueset e Botërorit 2026, aty ku do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka komentuar këtë short si tepër të vështirë. Ai thotë se goglat nuk u treguan aspak dashamirëse me kuqezinjtë, por që skuadra do të luftojë deri në fund.

“Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Europianit dhe Ligës së Kombeve.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë”, u shpreh presidenti Duka për FSHF.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA