Nis shqyrtimi në “Kushtetuese” i ankimimit për listat e mbyllura, Shehi: Shkelen parimet elementare, s’jemi të barabartë para votës

04/12/2024 10:51

Ankimimi i shtatë partive, deputetit Lulzim Basha dhe tre të tjerëve për të shfuqizuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po diskutohen këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese.

Ata i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën ndryshimeve që bënë duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj.

deputeti Dashamir Shehi tha se me ligjin shkelen parimet elementare dhe kandidatët nuk janë të barabartë para votës.

Dashamir Shehi: Maxhorancat kanë të drejtën të bëjnë ligjin, në këtë rast kemi marrëveshje mes dy maxhorancash, duhet absurde politikisht, Gjykata Kushtetuese duhet të shprehë thelbin e Kushtetutës, s’është për të mbrojtur maxhorancën, por minorancën, brenda këtij propozimi janë elementët që zotërinjtë që kanë bërë këtë marrëveshje të ruajnë të drejtat që kanë pretendu të kenë mundësi të kenë të drejtat. Kanë rrethu kundërshtarët e vet, me i bërë të pamundur t’i konkurrojnë politikisht. Shkelen parimet elementare, s’jemi të barabartë para votës.  Do t’i bëni nder të madh jo vetëm politikës, por edhe shtetit shqiptar.

Partitë ankimuese: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, organizata “Shqipëria Bëhet”, partia “Nisma Thurje”, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, partia “Aleanca Demokracia e Re”, partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim”, partia “Kombëtare Konservat.

Kërkesa: “ Shfuqizimi i neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA