Nga ndarja me Icardin te marrëdhënia me këngëtarin më të ri se vetja, rrëfehet për herë të parë Wanda Nara: Më kërcënonte se…

02/12/2024 18:25

Wanda Nara është gjithmonë në qendër të vëmendjes, me modelen argjentinase që ka krijuar një “telenovelë” me ish-partnerin e saj, Mauro Icardi.

Duket se tashmë çdo gjë ka përfunduar për çiftin, edhe pse kjo gjë është përfolur dhe herë të tjera, duke qenë të dy ata që kanë gjetur një mënyrë të rikthehen sërish së bashku.

Por tashmë, ka qenë vetë Wanda e cila me intervistën e fundit ka mbyllur njëherë e mirë këtë marrëdhënie.

Duke folur për një televizion argjentinas, ajo shprehet: “Do ta nis nga fillimi, nga më e keqja. Kur erdha këtu para disa kohësh më pyetën për ndarjen dhe thashë se Mauro ishte në Turqi dhe unë isha këtu për shkak të një situate që u krijua disa vite më parë. Ne u përpoqëm ta bënim këtë marrëdhënie të funksiononte, por gjithmonë kishte diçka aty që na pengonte. Kishte situata të vështira për t’u përballur dhe ishte gjithmonë e njëjta gjë fantazmë në mes të martesës sonë”.

Wanda Nara konfirmoi tradhtinë e Icardit me China Suarez, tradhtia që ndryshoi përgjithmonë çiftin më të përfolur në botën e futbollit.

“A po flisni për Chinën?”, pyeti menjëherë intervistuesi. “Po, para asaj situate ne grindeshim si të gjithë çiftet, por unë nuk erdha në Argjentinë për një kohë të gjatë, iu kushtova 100% fëmijëve të mi, e shoqërova në karrierën e tij, e kisha lënë punën. Ai nuk donte që unë të punoja dhe unë iu përkushtova plotësisht atij dhe familjes në shtëpinë time në Milano. E la futbollin, e la karrierën, humbi 10 kilogramë. U traumatizova, por jo për shkak të asaj gruaje”.

Nara më pas foli për tradhtinë e Icardit me China Suarez: “Në atë moment i thashë Mauros se doja të ndahesha. Gjeta biseda, gjëra që përfshinin dhe fëmijët e mi. E kapërceva të gjithë këtë në terapi. Vendosa të hapem, në atë moment ai e la karrierën e tij. Një mik nuk të bën diçka të tillë, por unë e ndihmova atë në shumë situata”.

“Më kërkoi falje, mohoi gjithçka, u përpoqëm të fillonim përsëri një jetë familjare. Kishim ulje-ngritje, por më pas thashë me vete: ‘Dua të jem e lumtur, lumturia ime është puna ime’!”, tregoi Wanda.

Kështu ajo u kthye në Argjentinë, por mori kërcënime nga Icardi, siç tregon në televizor me celularin e saj mesazhet shantazhuese nga futbollisti. “Kërcënime të vazhdueshme gjatë gjithë kohës: ‘Nëse pranon të bëhesh Masterchef, unë do të vij me ty’, ‘Nëse e pranon këtë reklamë, do jem dhe unë aty’… Nuk mund të jetosh gjithmonë kështu”.

Më pas Wanda ndalet te lidhja e saj me artistin L-Gante, duke thënë: “Të gjithë kemi gjëra kundër nesh, familje dhe miq. Unë jam më e madhe se ai dhe kur më pyesin se çfarë pashë tek ai, përgjigjem se e pashë përsëri veten time. Në këtë moment të jetës sime ndjeva nevojën t’u kthehesha vlerave të mia”.

Ish-bashkëshortja e Icardit më pas shtoi se ata nuk kanë në plan të zgjerojnë familjen: “Pavarësisht nëse bëj gabim apo jo, jam e rritur. Nuk është se po planifikojmë të kemi fëmijë ose një familje, ne duam të argëtohemi. Ai është një burrë i vëmendshëm, ai e njeh historinë time dhe ka qenë miku im për një kohë të gjatë.”

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA