Ish-kryebashkiaku i Durrësit, CVagjush Dako është paraqitur në SPAK këtë të hënë.
Mësohet se Dako do të merret në pyetje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jugis Çyrbja, i cili është arrestuar, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Top Channel