Reperi D4vd akuzohet për vrasjen e një 14-vjeçareje, dyshohet se e kreu krimin për të fshehur marrëdhënien dhe mbrojtur karrierën
Shteti belg është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit për largimin me forcë të pesë fëmijëve të racës së përzier nga nënat e tyre në kolonitë kongoleze.
Në një vendim të shumëpritur të lëshuar të hënën, gjykata e apelit e Belgjikës tha se pesë gra, të lindura në Kongon belge dhe tani në të 70-tat e tyre, kishin qenë viktima të “rrëmbimit sistematik” nga shteti kur ato u morën me forcë nga nënat e tyre kur ishin të fëmijë dhe u dërguan në institucionet katolike për shkak të origjinës së tyre të përzier.
“Kjo është një fitore dhe një gjykim historik. Është hera e parë në Belgjikë dhe ndoshta në Europë që një gjykatë dënon shtetin kolonial belg për krime kundër njerëzimit”, tha për mediat lokale Michèle Hirsch, një nga avokatet e grave.
Monique Bitu Bingi, e cila u largua nga nëna e saj në moshën tre-vjeçare, tha për Guardian se drejtësia ishte vënë në vend: “Jam e lehtësuar. Gjyqtarët e kanë pranuar se ky ishte një krim kundër njerëzimit”.
Ajo mori lajmin për gjykimin së bashku me katër gra të tjera që e sollën çështjen në zyrën e avokatit të tyre.
Top Channel