Ukraina do “falë” territor/ Për herë të parë, Zelensky thotë se mund të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës

30/11/2024 07:35

Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të heqë dorë përkohësisht nga territori i pushtuar nga Rusia në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”. Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.

“Ombrella e NATO-s” mund të nënkuptojë anëtarësim në NATO ose mund të nënkuptojë garanci individuale të sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Anëtarësimi i plotë i Ukrainës në NATO do të shkaktonte luftë mes Rusisë dhe Perëndimit, sipas Nenit 5 të aleancës.

Megjithatë, Putini ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të paqes.

Komentet e Zelenskyt erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse Kievi do të ishte i gatshëm t’i jepte territor Moskës në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO. “Askush nuk na ka ofruar të jemi në NATO. Mund të ishte e mundur, por askush nuk na ka ofruar”, ka deklaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA