Shpërthimi i rrjetit të ujësjellësit në Ibër-Lepenc, reagon edhe i dërguari i BE-së për negociata në Beograd: Të gjithë ata që…

30/11/2024 14:41

Shpërthimi i ndodhur në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepenc në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ka marrë një vëmendje të madhe ndërkombëtare.

“E dënoj sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që po lë pjesë të konsiderueshme të Kosovës pa furnizim më ujë”, tha në një reagim shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav.

Dakord me të ishte dhe i dërguari i BE-së në Beograd për negociatat e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Unë përputhem plotësisht me Aivo Orav. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Lajçak në postimin e tij në X.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA