Postimi prekës i vajzave të Bruce Willis, ndajnë foton e ëmbël krahë aktorit në Ditën e Falënderimeve: Babai më i mirë

29/11/2024 23:02

Bruce Willis e kaloi Ditën e Falënderimeve me ata që e duan më shumë.

Në Ditën e Falënderimeve, vajzat e tij Tallulah dhe Scout ndanë foto në rrjetet sociale me babanë e tyre, ku ai shihet duke mbajtur një pjatë tavoline ku shkruhet “Babai më i mirë ndonjëherë”.

“Mirënjohëse”, ka shkruar Tallulah Willis në mbishkrimin e fotove.

Në Ditën e Falënderimeve, vajzat e Willis Tallulah dhe Scout ndanë foto në Instagram me babanë e tyre, ku ai shihet duke mbajtur një pjatë tavoline ku shkruhet “Babai më i mirë ndonjëherë”

Në vitin 2022 u njoftua se aktori do të tërhiqej nga karriera e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Që atëherë ai është diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD), e cila është një gjendje progresive e trurit.

Rumer, Scout dhe Tallulah Willis janë vajzat e rritura të yllit 69-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Demi Moore, me të cilën u divorcua në vitin 2000.

Willis ka qenë i martuar për më shumë se 16 vjet me Emma Heming Willis, me të cilën ka dy vajza të vogla, Mabel dhe Evelyn.

Willis dhe Moore kanë mbetur të afërt dhe familja e tyre e përzier shpesh ndan kujtime të mbledhjeve familjare në mediat sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA