“Ismail Bej Vlora s’do e njihte Shqipërinë sot”, Berisha: PD do mbetet e frymëzuar prej Amerikës sa kohë që…

28/11/2024 13:38

 Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar sot ditën e Pavarësisë.

“Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë. Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndrrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar. Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë. Shqipëria është vite e vite drite larg”, tha ai.

Berisha shtoi më tej se në këto momente kritike për vendin, “qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture që nuk e kishin menduar ndonjëherë, por zgjodhën të vërtetën, zgjodhën vlerat, zgjodhën traditën, zgjodhën atdhetarinë”.

“Kaluan dy tre vite, por sot u pa. Pas 5 nëntorit doli me gjithë madhështinë e saj, Amerika e vlerave se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, një Amerike që merrte përsipër të kryente grusht shteti në një vend partner.
Që merrte përsipër të krijonte një drejtësi krejtësisht në funksion të diktarotit. Që merrte përsipër të sillte praktikat e shpërbërjes së familjes. Dua të ndiheni të lehtësuar, se qëndruat për ato vlera të cilat i rikthej në piedestal, kombi i madh, kombi i lirisë. Dhe sot, dhe asnjëherë, ju nuk u bëtë, nuk u shndërruat në anti amerikan, përkundrazi për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë dhe do të shkëlqejë me shembullin e lirisë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj”, tha ai.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA