Vasilika Vjero është liruar nga detyra e zv.ministres së Financave.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Para detyrës si ministre të cilën e mbajti për 4 vite, Vjero ka qenë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Vjero mbante pozicionin e zv.ministres që prej vitit 2020.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, sipas njoftimit zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA