Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arresti për kreun e qeverisë ushtarake të Mianmar, për persekutim të pakicës muslimane (fotot)

27/11/2024 17:15

Prokurorët thanë se Min Aung Hlaing ka përgjegjësi kriminale për krime kundër njerëzimit ndaj pakicës muzlimane Rohinga në Mianmar.

Në njoftimin për kreun e juntës ushtarake të Mianmar gjykata tha:

“Pas hetimeve të gjera të pavarura arritëm në konkluzionin se gjenerali dhe presidenti i vendit në detyre Min Aung Hlaing, ka përgjegjësi për krime kundër njerëzimit ndaj popullsisë Rohinga në Mianmar, e gjithashtu në Bangladesh,” tha kryeprokuori i gjykatës Karim Khan.

Zyrtarët shtonin se krimet janë kryer mes 25 gushtit, 2017 dhe 31 dhjetorit 2017 nga ushtria e Mianmar, e mbështetur nga policia kombëtare dhe forcat kufitare, si dhe qytetarë që nuk i përkasin komunitetit Rohinga.

Duke theksuar se kjo ishte masa e parë për qeveritarë të lartë të Mianmarit, zyrtarët shtonin: “Të tjera do të vijojnë.”

Khan tha se masat vjen pas një serie të gjatë provash nga dëshmitë e të përndjekurve, prova dokumentare dhe shkencore, si dhe materiale foto e video.

“Dua veçanërisht të shpreh mirënjohjen ndaj popullit Rohingya, më shumë se 1 milionë anëtarë të të cilit janë detyruar të largohen nga dhuna në Mianmar. Jemi mirënjohës për dëshmitë e tyre të historive të dhunës që furnizuan me material dokumentacionin tonë,” tha ai, sipas rrjetit Anadolu.

FOTO GALERI
1/3
Prokurorët thanë se Min Aung Hlaing ka përgjegjësi kriminale për krime kundër njerëzimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA