Organizonin lojëra fati, “Shqiponjat” kontrolle në disa zona në Tiranë, në pranga 4 persona
26/11/2024 09:39
Katër persona kanë përfunduar në pranga në Tiranë, si të përfshirë në organizimin e lojërave të fatit.
E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e basteve sportive online.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 3”.
Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.
Top Channel