Jack Smith kërkon pushimin e çështjes ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje

25/11/2024 20:06

Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Zoti Smith tha se vendimi i tij bazohet në një praktikë të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve në kohën që ata janë duke ushtruar detyrën.

Ky vendim shënon fundin e një përpjekjeje historike të Departamentit të Drejtësisë për ta mbajtur përgjegjës zotin Trump, për atë që prokurorët e quajnë komplot për të mos u larguar nga pushteti, që kulmoi me sulmin e mbështetësve të tij ndaj ndërtesës së Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë prokurorët shprehen se sipas Departamentit të Drejtësisë “Kushtetuta kërkon që kjo çështje të pushohet përpara se i pandehuri të fillojë detyrën”.

Ky ishte një vendim i pritshëm pasi ekipi i zotit Smith kishte filluar shqyrtimin e alternativave se si t’i pushonte dy aktpaditë që kishte ngritur ndaj zoti Trump, atë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 si dhe atë të dokumenteve të klasifikuara që iu gjetën në shtëpi pas largimit nga detyra./VOA

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë