Sulmi rus me “Oreshnik”, Ukraina: Do t’i kërkojmë SHBA-së sisteme të avancuara kundër raketave

22/11/2024 15:30

Ukraina do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës sisteme të avancuara kundër raketave, pas sulmit të fundit rus me “Oreshnik”.

“Ukraina nuk ka mjete të afta për të rrëzuar ICBM, por amerikanët kanë. Ukraina do t’i drejtohet Shteteve të Bashkuara për transferimin e armëve të tilla”, kanë thënë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ndërkohë, siç njoftuan autoritetet ukrainase, raketa ruse që goditi Dnipro kishte një fluturim 15 minuta dhe shpejtësia maksimale që zhvilloi ishte mbi 11 Mach.

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se Moska kishte goditur një instalim ushtarak ukrainas me një raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme të quajtur “Oreshnik”

Koha e fluturimit të kësaj rakete ruse nga momenti i lëshimit të saj në rajonin e Astrakhanit deri në goditjen e saj në qytetin e Dnipro ishte 15 minuta. Raketa ishte e pajisur me gjashtë koka luftarake: secila ishte e pajisur me gjashtë nën-municione.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA