Mijëra artistë, dashamirës dhe të afërm ishin pjesë e ceremonisë mortore të yllit të One Direction Liam Payne.
Mes tyre ishin edhe edhe ish partnerja e tij Cheryl Cole me të cilën kanë një djalë të vogël dhe e dashura Cate Cassidy.
Lidhja e tyre romantike përfundoi në vitin 2016, por Cheryl dhe Liam u lidhën përgjithmonë përmes djalit të tyre Bear dhe këngëtarja tha se ishte ‘shkatërruar’ gjatë funeralit të këngëtarit.
Besohet se Cheryl ndihmoi familjen e Liamit për të planifikuar funeralin, dhe kjo u reflektua në zgjedhjen e kishës së Shën Marisë në Amersham për shërbimin.
Cheryl eci pas arkivolit të ish partnerit të saj pas një ceremonie prekës private ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe një mori yjesh nga bota e muzikës dhe sportit.
Nga ana tjetër pjesë e ceremonisë ishte edhe e dashura që ai la pas, Cate Cassidy. Ndërsa mbante një palë syze të zeza dhe e veshur e gjitha me të errëta, ajo iu bashkua familjes dhe miqve të Payne.
Ata u lidhëm në tetor të vitit 2022 dhe megjithëse e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, ai herë pas here shfaqej në foto dhe video që modelja ndante në Instagram dhe TikTok.
Ajo u largua disa ditë para vdekjes tragjike të yllit botëror, ndërsa po shijonin pushimet në Argjentinë.
Pjesë e ceremonisë ishin edhe anëtarë e tjerë të grupit, Harry Styles , Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan.
Kujtojmë se Liam ndërroi jetë disa javë më parë pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Argjentinë.
Dyshohet se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike të cilat mund t’i kenë shkaktuar halucinacione.
Top Channel