Imazhet mjaftojnë të bindin udhëtuesit të shkojnë për të eksploruar plazhet e pastra që shtrihen në më shumë se 70 000km në veri të Evropës.
Norvegjia njihet për fjordet e saj me brigje të gjata e të dredhuara, si dhe majat arktike të mbuluara me dëborë.
Por vendi i ftohtë skandinav ka gjithashtu disa nga plazhet më spektakolare që duken se janë në Karaibe.
Në pamjet e galerisë së mëposhtme shihen një seri plazhesh të mrekullueshme në Norvegji me rripa të gjatë rëre që duken sikur gjenden në fundin e tokës, shkruan rrjeti daily Mail.
Ky bregdet nxit këdo të eksplorojë linjën bregdetare të dytë më të gjatë në botë pas Kanadasë.
Ishulli Sommaroy në veri të Norvegjisë, ka një fshat të vogël peshkatarësh dhe njihet për mundësitë e aktiviteteve në ambjent të hapur, shkruan rrjeti Visit Tromso. Ai vizitohet kryesisht në verë, teksa lidhet me ura me ishujt Hillesoya e Kvaloya ashtu si dhe me kontinentin me një tjetër urë.
Fotot përshkruajnë:
Ishulli i Ariut në arqipelagun Vesteralen ka një nga plazhet më të gjata e më spektakolare në Norvegji, i ngjashëm më shumë me parajsat tropikale sesa me panoramat arktike që në fakt i përket.
Plazhi Haukland në ishujt Lofoten është shpallur mes 100 më të bukurve në botë. Temperatura e ujit në verë arrin deri në 15C në verë por panorama natyrale e bën atë unik.
Plazhi Kvalvika , një nga më të bukurit në ishujt Lofoten.
Mjelle Beach, në veri të Norvegjisë, i njohur për rërën e kuqe me minerale shkëmbore. Rrjeti Visit Bodø shkruan: “Rëra e kuqe e Mjelle është mahnitëse, një nga vendet më romantik të Norvegjisë veriore”.
Rrugë gjarpëruese drejt plazhit Hoddevik, një parajsë për të apasionuarit e surfit, shkruan rrjeti Norwegian Air.///Daily Mail//
Top Channel