Trump emëron Doug Burgum, guvernatorin e Dakotës së Veriut, Sekretar të Brendshëm

16/11/2024 07:30

Donald Trump ka konfirmuar se Doug Burgum do të jetë ministër i Brendshëm i SHBA-së.

Ai aktualisht është duke ushtruar mandatin e dytë si guvernator i Dakotës së Veriut.

Trump e ka emëruar gjithashtu atë si kryetar të “Këshilli Kombëtar të Energjisë”.

Këshilli do të “përbëhet nga të gjitha Departamentet dhe Agjencitë e përfshira në lejimin, prodhimin, gjenerimin, shpërndarjen, rregullimin, transportin e të gjitha formave të energjisë amerikane”, shkroi 78-vjeçari.

“Ky Këshill do të mbikëqyrë rrugën drejt dominimit të energjisë amerikane duke shkurtuar burokracinë dhe rritur investimet e sektorit privat në të gjithë sektorët e ekonomisë ndërsa fokusi do të jetë në inovacionin mbi rregulloren e kahershme, por krejtësisht të panevojshme”, sha Trump në Truth Social.

Burgum kandidoi për president në vitin 2024, por përfundimisht u largua dhe mbështeti presidentin e zgjedhur, duke u bërë këshilltar i fushatës së tij, veçanërisht për çështjet e energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA