Burgjet nën “lupë”, 148 punonjës të sistemit të proceduar, kontrolle edhe ndaj familjarëve
“Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit, në zonën e Brrylit në Tiranë”, sipas vlerësimit paraprak të grupit të inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), i cili ka inspektuar vendngjarjen.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej brenda territorit të stacionit të karburanteve.
Më pas, zjarri është shoqëruar edhe me një shpërthim.
“Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve, që është shoqëruar dhe me eksplozion”, thotë ISHTI.
Grupi i inspektimit vijon verifikimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel