Top Channel ka siguruar pamje nga laboratori i drogës në Qerekë të Fushë Krujës, afër Rinasit, nga ku përpunohej kokaina e sjellë nga Amerika Latine.
Nga pamjet shihet prania e forcave të policisë, ndërsa edhe banorë të fshatit, kuriozë, janë afruar për të parë nga afër pikën strategjike që kishin zgjedhur trafikantët. 10 persona kanë rënë në pranga, mes tyre 10 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 2 venezuelianë. Këta tre të fundit ishin ekspertë të nxjerrjes së kokainës nga lëkura e gjëthëve.
Në investigimin penal, bashkë me SPAK u përfshinë edhe agjenci të huaja mes tyre edhe DEA, nën drejtimin e prokurorit Adnan Xholi. Në njoftim thuhet se 6 kilogramë kokainë dhe përzierës, që do të shërbenin për procesin, u bllokuan.
Grupi i identifikuar mes tyre financues dhe me role të qarta në trafik përbëhet nga Geis Fejsullai, klajd Birce, Albi Zonja, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurramani dhe Baki Huqi.
Top Channel