Esmeralda Duro, bashkëshortja e Bledar Duros, mësuesit të arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij të Korçë, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ajo pretendon se bashkëshorti i saj është i alkoolizuar dhe mesazhet ndaj vajzave i ka dërguar nën efektin e alkoolit, teksa në një debat me autoren Helena Halilaj, kjo e fundit e akuzoi se po e mbronte bashkëshortin e saj në një mënyrë të pahijshme.
Helena: Nuk mund të dalësh, ta mbrosh e të marrësëh gjithë minutazhin në një media dhe të mbrosh një sjellje të pahijshme.
Esmeralda: Jam e indinjuar ndaj medias dhe mënyrën se si po e trajtoni.
Helena: Indinjohu ndaj personit që ke në shtëpi, jo ndaj medias. Po e mbron hapur dhe në mënyrë të pisët të një individi ndaj një 14-vjeçari, i cili ka bërë një dëm publik. Mund të reagojë fshati, mund të reagojë qyteti, mund të reagojë komuniteti, mund të reagojnë prindërit e tjertë dhe mund të ishin marrë masa fizike ndaj tij siç bëjnë disa shtete. Kështu që të lutem, kjo është një fytyrë aspak e këndshme. Nuk jemi të dëgjojmë ne 20 minuta se si ti mbron një person të tillë. Më vjen shumë keq.
Esmeralda: Nuk ka asnjë moment ku unë dua ta shfajësoj. Më vjen shumë keq që ne jemi këtu, unë ju them se si është e vërteta dhe ju përsëri po më kundërviheni. Unë nuk po e shfajësoj.
Helena: Ai mund të jetë një burrë i mirë për ty, por nuk është një mësues i mirë dhe një qytetar i denjë për komunitetin. Ai mund të jetë më i miri, mund të jetë artist, mund të jetë yll hollivudian që paska mbirë në shtëpinë tënde, por ai nuk është i mirë për komunitetin tim. Kuptoje këtë gjë.
Esmeralda: Ky është mendimi juaj.
Helena: Mendimi im, i të gjithë kolegëve të mi dhe i të gjithë vajzave që shohin emisionin. Ky është mendimi i të gjithëve. Madje po të japin shumë hapësirë, sepse nuk mund të dëgjojmë një mbrojtje të tillë, të lutem. Është dhe fyerje profesionale.
Top Channel