“Po bëni teatër, e keni sabotuar me dëshirë komisionin”, Balla përplaset me Bardhin, demokrati: Nëse bën debat me ju për ligjin duhet të shembet godina

14/11/2024 12:03

Partia Demokratike kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Debati i nisur prej javësh në komision është zhvendosur në Parlament këtë të enjte.

Balla: Po bëni teatër o do presim derisa të mbarojë afati ju vetë e keni sabotuar me dëshirë, këtu ishim para një jave sepse nuk erdhët para një jave asnjëri nga ju nuk e përmendi, përse nuk parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision, nuk ka ndodhur, e treta është që rregullorja doni apo s’doni kemi një problem, debati për rregulloren e kuvendit s’mund të bËhet me palë të barabarta. Ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin, edhe pse s ka bazë, ju thoni bazohet në nenin 129. E keni vendosur si kusht që të ezaurojë gjithë planin e hetimit, por jo 7 deputetë kanë të drejtë zgjatjen e hetimit, kur s’është e shkruar në ligj se ke këtë të drejtë.

Bardhi: Meqenëse u drejtove koleges Vokshi Taulant që ajo s’ka lidhje me rregullore dhe s’mund të bësh debat me rregullore, do duhet të shembet godina nëse bën debat me ju për ligjin, ju sfidoj t’ju gjej një fjalinë që kërkesa për zgjatjen e punimeve të komisionit bëhet me vendim të ndërmjetëm,, nuk ka asnjë fjali të komisionit, s’ka asnjë fjali, rrjedh nga e drejta kushtetuese e opozitës që thotë neni 3. Vendimi dje nuk ankimohet, por sillet për diskutim.

Bardhi: Ju pëlqen të jeni numri dy i shtetit, rri tek numri dy bëjë këtë që thotë neni. Ju pëlqen numri 20 dhe doni të zbrisni nga 2 tek 20 na e thoni ta dëgjojë ai që bën emërimet që të bëhet ndryshimi, na e thuaj ça të pëlqen.

Spiropali: Sa herë që dikush në atë mikrofon apo foltore do të përdorë fjalë fyese denigruese, që prekin personalitetin apo dinjitetit kryetarja e Kuvendit do të ndërhyjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA