Vala e të nxehtit godet Francën, ndalohet alkooli në festivalet muzikore për të shmangur rrezikun shëndetësor
Anastasia Berezhinskaya, drejtoreshë teatri, është dënuar të enjten me tetë vjet burgim nga një gjykatë në Moskë, për shkak të shkrimeve dhe komenteve që i kishte bërë në rrjetin social Vkontakte më 2022, ku e kishte dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe kishte bërë thirrje për “vrasjen” dhe “eliminimin” e presidentit Vladimir Putin.
jykatësi Andrei Pluzhnikov nga gjykata ushtarake e qarkut në Moskë e shpalli Berezhinskayan fajtore për “arsyetimin e terrorizmit”, për “përhapjen e të dhënave të rrejshme për ushtrinë ruse” si dhe për “përçmimin e Forcave të Armatosura të Rusisë”.
Prokuroria kishte kërkuar 10 vjet burgim për Berezhinskayan.
Berezhinskaya, 43-vjeçare, e cila nuk pranoi të dëshmonte gjatë gjykimit, e pranoi fajësinë pjesërisht.
Në fjalinë e saj përfundimtare para gjykatës, Berezhinskaya tha: “I nderuar, nuk kam asgjë të të them, asgjë për të shtuar. Do ta pranoj secilin vendim tuaj”.
Pasi gjykatësi e mori vendimin, Berezhinskaya u arrestua në vend.
Para dhe gjatë gjykimit, ajo ishte urdhëruar të mos largohej nga Moska.
Berezhinskaya, e cila është nënë e dy fëmijëve të moshës 8 dhe 10-vjeçare, është diagnostikuar me çrregullime të personalitetit, por gjykata tha se ajo nuk ka nevojë të shtohet në spital.
Zyrtarët ruse i kanë përdorur dukshëm akuzat si përçmimi i Forcave të Armatosura të vendit apo përhapja e informatave të rrejshme për ushtrinë, për t’ua mbyllur gojën qytetarëve që e kundërshtojnë agresionin e Moskës në Ukrainë, prej se nisi pushtimi i plotë i shtetit fqinj në shkurt 2022. /rel
Top Channel