‘Djali i urtë’ i serialit të dashur amerikan, transformohet në ‘burrin më seksi’ të 2024 (fotot)

13/11/2024 15:55

Ai u bë i famshëm me rolin e Jim Halpert në komedinë legjendare amerikane ‘The Office’.

Por tashmë dy dekada më vonë John Krasinski nuk është punonjësi i ri  zyrës së shitjeve pasi është transformuar në një hero muskuloz të aksionit.

Pamja e tij me fizikun e stërvitur ka sjellë një ndryshim të madh nga roli i ‘punonjësit të shitjeve’ në serialin e gjatë The Office,  teksa tani është në kopertinën e revistës ‘People’ si burri më seksi i 2024.

Krasinski tregonte për punën me rolet dhe stërvitjen në revistën Men’s Health: “Ata të kompanive nuk e besonin se mund të bëja role aksioni dhe më thanë, ‘Hollywood nuk mund të imagjinojë se mund ta bësh, deri sa ta bësh me të vërtetë. Dhe kur ata ta shikojnë, nuk e refuzojnë dot më’, dhe kjo më ndodhi”.

“Kur konkurrova për rolin e protagonistit në Captain America, ata nuk më pranuan. Por më pas luajta në serialin e aksionit ‘13 Hours’, dhe ata më thanë, ‘Okay, tani mund t’i luash këto role.”

“Unë iu përgjigja, ‘Ju duket se nuk doni aktrimin, doni vetëm formën fizike’, dhe ata u përgjigjën, ‘pak e shumë është kështu’”.

Ai shton se është bërë i varur pas stërvitjes që kur mori formën e re në serialin ‘13 Hours’.

“Kujtoj stërvitësin tim që më thoshte se me tre javë stërvitje mund të vish në formë, dhe më pas me tre javë pushim e humbet përsëri. Por unë mendova se dua të jem gjithmonë në formë”.

Në 2018, Krasinski mori rolin e tij në serial, analistin e CIA-s Jack Ryan që nga puna në zyrë u transferua në terren.

Krasinski ka luajtur edhe përkrah bashkëshortes së tij Emily Blunt në serilian horror, ‘A Quiet Place’.

Blunt e kishte ndjekur transformimin e fizikut të bashkëshortit dhe kishte reaguar me të qeshura ndaj titullin ‘burri më seksi’.

Ky i fundit shtonte: “Është bukur të jesh i martuar me dikë dhe të dy njëkohësisht mësojmë e zhvillohemi, jam me fat që po i kalojmë këto së bashku.

Aktori shton se titulli i ri ndoshta do t’i sjellë më shumë punë shtëpie: “Gruaja më thotë, shumë mirë që e more titullin atje, tani duhet ta fitosh edhe këtu në shtëpi”, shkruan me tej rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
5/6
“Gruaja më thotë, shumë mirë që e more titullin atje, tani duhet ta fitosh edhe këtu në shtëpi”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA