Vrasja e Licit dhe Bushatit, persona që lëviznin me mjetin e autorëve të atentatit prezantoheshin në Shkodër si policë (DETAJE)

11/11/2024 21:40

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, që la pas 4 viktima.

I ftuar në Top Story në Top Channel, gazetari Jul Kasapi deklaroi se dy javë para ngjarjes, personat që lëviznin me mjetin që u përdor në atentat prezantoheshin si efektivë policie teksa lëvizin nëpër Shkodër.

“Të dyshuarit lëviznin prej dy javësh në Shkodër, dhe prezantoheshin si efektivë policie, të paktën kështu deklamojnë në polici qytetarët e pyetur. Në momentin e atentatit makina ka qenë para viktimave dhe ata e kanë parakaluar, dhe më pas e kanë qëlluar nga pas.

Janë shpallur dy persona në kërkim, por pse nuk thotë policia që në gusht këta persona dyshohen për shkëmbim zjarri dhe janë paraqit në polici dhe më pas janë lënë të lirë? Pse policia nuk mori parasysh kallëzimin e Bushatit, ku me video doli se iu bë një atentat, por nuk përfundoi sepse nuk shkrepi arma. Dhe vijmë në një histori të paralajmëruar në Shkodër ku veç përplasjes së grupeve kriminale, kemi dhe dy viktima të pafajshme”, tha ai.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA