Trump drejt krijimit të administratës së tij, pritet të emërojë kongresmenin Zeldin për drejtimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

11/11/2024 22:08

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump pritet të emërojë ish-kongresmenin Lee Zeldin për të drejtuar Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Në një deklaratë për Truth Social, republikani thotë se “Ai do të sigurojë vendime të drejta dhe të shpejta që do të miratohen për të çliruar fuqinë e bizneseve amerikane, duke ruajtur në të njëjtën kohë standardet më të larta mjedisore, duke përfshirë ajër dhe ujë më të pastër në planet”.

Zeldin, i cili u largua nga Kongresi në vitin 2023, ishte në mesin e republikanëve në Kongres që votuan kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020.

Ndërsa ishte në Kongres, ai nuk shërbeu në komitetet me mbikëqyrjen e politikave mjedisore.

Top Channel