Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulmet e tyre më të mëdha me dron kundër njëra-tjetrës që nga fillimi i luftës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 84 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone, duke përfshirë disa që i afroheshin Moskës, gjë që detyroi fluturimet të devijoheshin nga tre nga aeroportet kryesore të kryeqytetit.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 145 drone drejt çdo pjese të vendit të shtunën mbrëma, ku shumica e tyre u rrëzuan.
Sulmet vijnë mes pritjeve se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund të ushtrojë presion mbi të dyja palët për t’i dhënë fund konfliktit.
Përpjekja për sulm të Ukrainës ndaj Moskës ishte gjithashtu sulmi më i madh i saj në kryeqytet që nga fillimi i luftës dhe u përshkrua si masive nga guvernatori i rajonit.
Shumica e dronëve u rrëzuan në rrethet Ramenskoye, Kolomna dhe Domodedovo, thanë zyrtarët.
Në Ramenskoye, në jug-perëndim të Moskës, pesë persona u plagosën dhe katër shtëpi u kapën nga zjarri për shkak të rënies së shkëndijave, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. Ai shtoi se 34 dronë ishin rrëzuar mbi qytet.
Në shtator, një grua u vra në një sulm me dron që goditi Ramenskoye. Në maj të vitit të kaluar, dy dronë u shkatërruan pranë Kremlinit në qendër të Moskës dhe pati disa sulme me dronë në zonën e biznesit të qytetit të Moskës.
Në Ukrainë, të paktën dy persona u plagosën pasi një dron goditi rajonin e Odesës. Imazhet treguan flakët që ngriheshin nga disa ndërtesa, si dhe dëmet pasuese.
Forcat ajrore ukrainase thanë se 62 dronë të prodhuar nga Rusia u rrëzuan, ndërsa 67 kishin humbur. 10 të tjerë u larguan nga hapësira ajrore e Ukrainës duke u kthyer në drejtim të Rusisë, si dhe Bjellorusisë dhe Moldavisë fqinje.
Top Channel