Fundoset trageti në brigjet e Guajanës në Amerikën e Jugut/ Dhjetëra persona të zhdukur, 67 të tjerë shpëtohen nga autoritetet 19/07 19:10
Një 17-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi planifikoi një sulm me kamion në një treg Krishtlindjes në qytetin Schleswig-Holstein.
Gazeta gjermane Bild shkruan se arrestimi i 17-vjeçarit erdhi nga përgjimi i bisedave telefonike dhe komunikimet e tjera në rrjetet islamike. Agjencitë gjermane u informuan edhe nga homologët e tyre amerikanë.
“Jemi duke hetuar një rast të planifikimit të një akti të rëndë dhune i cili do të rrezikonte shtetin dhe jetën e njerëzve. Një 17-vjeçar u arrestua nga forcat tona të policisë”, tha për gazetën Bild, prokurori i qarkut.
Aktualisht i riu me origjinë turke ndodhet në paraburgim.
Top Channel