Të paktën 28 të vrarë nga sulmi me dron në një treg në Sudan, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar
Fillimisht ngjarja dukej vetëm si një aksident tragjik. Por katërmbëdhjetë muaj pasi u zhduken gjatë një stuhie dëbore në Italinë qendrore, trupat e britanikes Jeannette May dhe e shoqërueses së saj Gabriella Guerin u gjetën në një rrëpirë pylli nga një burrë që gjuante për derra të egër.
Por në vend që kjo të zgjidhte misterin e asaj që kishte ndodhur, shtoi më shumë pyetje për zhdukjen e pashpjeguar.
Ish-modelja që martuar më parë me bankierin ndërkombëtar Evelyn de Rothschild, këshilltar financiar i mbretëreshës Elizabeth, dhe gruaja mbante ende emrin e tij.
Tashmë 44 vjet pas vdekjes policia italiane kanë rihapur hetimet për zhdukjen e Lady de Rothschild në stuhinë italiane të vitit 1980.
Jeanette Bishop May, e njohur si Lady de Rothschild, dhe ish-modelja Gabriella Guerin, u zhduken gjatë një stuhie dëbore në rajonin italian Marche në nëntor 1980.
Kërkimet e shumta për dyshen dështuan dhe pas 14 muajsh trupat e gjetur ishin ngacmuar nga kafshët e egra dhe nuk jepnin shpresë për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Por tashmë vdekja e pashpjeguar e aristokrates dhe e sekretares së saj ka ngritur teori të shumta të lidhura me mafian, kontrabandën e artit në Romë, Vatikanin dhe me vrasjen e një koleksionisti të njohur italian në Romë në 1982.
Kësaj jave policia e Macerata tha se do të dëgjonte dëshmitë e 12 qytetarëve që i njihnin gratë.
Shumë nga teoritë e mohuara tashmë pritet të përsëriten, së bashku me pyetjet “Përse pikërisht tani?” apo cila eshtë shpresa e zbardhjes së çështjes pas katër dekadave.
Prokurori italian Giovanni Fabrizio Narbone nuk tregon saktësisht përse është rihapur çështja e vjetër.
“Kemi lexuar deklaratat dhe vlerësuar ekzistencën e kontradiktave, prandaj mendojmë se kemi shanse të zbulojmë shkaqet dhe autorët”, tha ai.
Jeanette Bishop May u martua me bankierin Evelyn De Rothschild, nga viti 1966 deri më 1971, para se të divorcohej me të e të martohej me biznesmenin Stephen May.
Vendasi Nazzareno Venanzi, një nga njerëzit e fundit që kishte parë gjallë Lady de Rothschild tha asokohe për mediat: “Në mëngjes ajo më tregoi një tendë që pëlqente për shtëpinë e saj”.
“Pimë diçka para dreke dhe më pas më kërkoi nëse doja t’i shoqëroja në shëtitjen malore në darkë. Unë refuzova se isha i zënë, por më pas mësova se ato nuk ishin kthyer në hotel dhe njoftova policinë|.”
“Ajo ishte magjepsëse, ish-modele dhe sjellje të rafinuara, vetëm pas vdekjes mësova se ishte famshme në Angli, ish-gruaja e bankierit Rothschild”, thotë dëshmitari sipas Daily Mail.
Top Channel