Sërish përpjekje për t’u futur në Ceuta, policia marokene arreston më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm Votimi nga jashtë vijon të jetë ende një ekuacion me shumë të panjohura në një kohë që Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është në garë me kohen për miratimin e rregullave brenda afateve të përcaktuara në ligj.
KQZ ka identifikuar postat të cilët mundësojnë dërgimin e fletës së votimit jashtë territorit dhe kthimin e saj së brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve.
Komisioneri Celibashi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare informacion mbi subjektet që ofrojnë shërbim postar ndërkombëtar dhe në përgjigjen që marrë rezulton se nga 26 , vetëm 5 prej tyre e mundësojnë dërgimin e fletës së votimit me postë jashtë vendit përkundrejt një tarife.
KQZ do e dërgojë fletën e votimit në atë adresë që do të deklarojë në platformën elektronike te regjistrimit me shpenzimet e shtetit, ndërsa koston e kthimit do e paguajëvete emigranti. Posta që do të përdoret për të shpërndarë fletën e votimit jashtë territorit do të lejoje gjurmimin e dërgesës duke siguruar që fleta të mbërrijë në destinacion brenda afatit te caktuar.
Projektvendimi i Komisionerit Ilirjan Celibashi pritet që të hënën të kalojë filtrin e Komisionit Rregullator i cili jo pak herë ka shprehur rezerva për rregullat e hartuara nga kreu i KQZ për këtë proces që pritet te realizohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës.
Top Channel