Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet sapo hyn në kufirin grek 18/07 15:35
Sa herë që vijnë ndeshjet e Shqipërisë Gjimshiti dëmtohet. Kombëtarja shqiptare rrezikon të humbë kapitenin e saj për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Udinezes dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës me barelë.
Media italiane raporton se mund të mos jetë i disponueshëm për Atalantën për një periudhë 20-ditore, çka rrjedhimisht do të thotë se mund të ketë humbur dy ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën më 16 dhe 19 nëntor.
Gjimshti ka qenë vërtetë i pafat në Ligën e Kombeve humbi edhe dy ndeshjet e tetorit për shkak të dëmtimeve edhe ndeshjet e shtatorit dhe tetorit.
Top Channel